Aktualitet

Lojëra fati në lokal, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë  

6 Tetor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Lojëra fati në lokal, arrestohet 33-vjeçari në

VLORË- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi zhvillonte aktivitetin e lojërave të fatit. Mësohet se në lokalin e 33-vjeçari me iniciale K.L, u gjetën dhe sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjeçari ne vlore lojera fati ne vlore arrestohet 33-vjeçari ne vlore lojera fati ne vlore

Sondazh

Poll