Aktualitet

ZYRTARE/ Firmoset marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës

6 Tetor 2021, 07:23 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Firmoset marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe

TIRANË– Shqipëria ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit edhe me Spanjën. Mësohet se marrëveshja është përfunduar dhe firmosur një ditë më parë nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas rinovimit të traktatit të ekstradimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bazuar në këtë marrëveshje ekstradimi do të jetë i ndërsjellë në fazën e hetimit dhe gjykimit për të gjithë personat e akuzuar, përfshirë edhe ata për korrupsion e pastrim parash.

Pjesë e marrëveshjes është edhe transferimi i të dënuarve shqiptarë nga Spanja dhe anasjelltas, por bazuar mbi pëlqyeshmëritë e të burgosurve.

Më 29 shtator, Këshilli i Ministrave i hapi rrugë firmosjes së kësaj marrëveshjeje. Vetw Manja u shpreh se kjo marrëveshje përmirëson marëdhënien mes dy shteteve duke e forcuar atë. I pyetur se nëse ka një numër konkret se sa persona janë të përfshirë në këtë proçes, Manja tha se ende nuk dihet.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi shqiperi-spanje ekstradimi shqiperi-spanje

Sondazh

Poll