Aktualitet

Nisin sot aplikimet për Llotarinë Amerikane! Kriteret që duhen plotësuar nga qytetarët shqiptarë (LINKU i aplikimit)

6 Tetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
Nisin sot aplikimet për Llotarinë Amerikane! Kriteret që duhen

TIRANË– Ditën e sotme hapen zyrtarisht aplikimet për llotarinë amerikane. Aplikimet do të nisin në orën 12:00 për të qëndruar të hapura deri në datën 9 Nëntor. Për 5 javë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të aplikojnë mirëpo duhet t’i përmbahen disa rregullave. Qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaportë dhe jo me kartë identiteti, rregull ky që ka hyrë në fuqi prej dy vitesh. Aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5). Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim.

Të gjitha KUSHTET që janë vendosur nga Ambasada Amerikane janë në likun KËTU

Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas KËTU.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet llotaria amerikane llotaria amerikane

Sondazh

Poll