Aktualitet

VIDEO- Shembja e objekteve në Jalë, banorët kundërshtojnë: Na thanë do pastrojmë inertet, na i prishën

6 Tetor 2021, 08:22 Nga DOSJA
VIDEO- Shembja e objekteve në Jalë, banorët

HIMARË– Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes ndodhet sërish ditën e sotme në Jalë, aty ku do bëhet shembja e disa objekteve. Mirëpo këto shembje janë kundërshtuar sërish nga banorët, të cilët për ‘Faxneës’ janë shprehur se lajmërimet janë bërë në momentet e fundit. Sipas tyre nuk jepet njoftimi në momentin e fundit por 10 ditë përpara.

“Jep njoftimin, pas 10 ditësh hajde prishe të gjithën çfarë sheh këtu. E para e punës, kjo nuk është vulë e thatë, është fotokopje. Dua njoftimin nuk dua lajmërimin. Më sill njoftimin o zotëri, pas 10 ditësh hajde prishe nëse ne nuk jemi në rregull. Jemi i 10-ti si muaj, e ke datën gabim, e ke gabim”- i drejtohet një banore punonjësve të IMT-së.

Pronarja e një prej objekteve është shprehur se nëse do ishin zbatuar të gjitha procedurat shtetërore, atëherë ata do të tërhqieshin dhe do të lejonin që të zbatohej vendimi.

“Para dy ditësh erdhën dhe na thanë se do të pastronin inertet dhe nuk u mjaftuan me kaq por erdhën dhe na prishën një objekt që ne e përdornim si restorant. Për objektin ne kishim fituar një gjyq, por zotërinjtë që erdhën nuk donin t’ja dinin për asgjë. Më pas na thanë se do prishnin edhe një objekt banimi. Tani neve nuk na ka ardhur asnjë lloj njoftimi më parë. Ne kemi kontaktuar edhe më parë me bashkinë dhe na kanë thënë se nuk u ka shkaur asnjë lloj njoftimi për shembjen e këtyre objekteve. Këta zotërinjtë na thonë që ti heqim edhe makinat që kemi lënë aty. Nëse shteti ka një informacion se ne nuk kemi fituart dicka me djersën e ballit, të vijë e të na fusë në burg. Edhe një kriminel ka të drejta para ligjit, jo më ne që jemi të rregullt dhe kemi paguar cdo lloj takse. Nuk na është dhënë asnjë lloj njoftimi më parë. Pardje kur erdhën na thanë vetëm për inerte. Ne madje i larguam vetë objektet që mos të lodheshin as këta, por për shtëpinë nuk erdhi asnjë lloj lajmërimi e asgjë. Sipas ligjit të shtetit, edhe sikur mos të kesh letra të vjen vendimi apo njoftimi disa ditë para. Tani dua të njëjtën gjë, të më jepet njoftimi më para dhe më pas sipas ligjeve të shtetit të vazhdojë prishja, le të vijnë ta prishin. Nuk kërkojmë asgjë tjetër, vetëm zbatimin e ligjit. Këtu neve po na trajtojnë si të jemi kafshë jo njerëz”– u shpreh pronarja e objektit.

Banorët kundërshtojnë shembjen e ndërtesave të tyre pasi shprehen se nuk janë njoftuar me asnjë lloj vendimi nga Bashkia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet imt ne jale imt ne jale

Sondazh

Poll