Aktualitet

Mblidhen përballë Ministrisë/ Prindërit e fëmijëve autikë: Kërkojmë shtimin e mësuesve mbështetës

6 Tetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Mblidhen përballë Ministrisë/ Prindërit e fëmijëve

TIRANË– Prindërit e fëmijëve autikë kanë parashtruar kërkesat e tyre përballë Ministrisë së Arsimit. Disa prej tyre, u shfaqën ditën e sotme përballë institucionit, duke kërkuar që të shtohet numri i mësuesve mbështetës në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta. Sipas tyre, një mësues i vetëm nuk mundet që ta përballojë fluksin, ndaj duhet shtuar numri i tyre dhe orët që ata do jenë të pranishëm në shkolla. Përfaqësuesja e tyre deklaroi se ditën e sotme do të zhvillojë një takim me Ministren e Arsimit, e nëse nuk plotësohen pikat që ata kërkojnë do të shkojnë deri në parlament.

Përfaqësuesja e tyre: Mësuesi ende nuk është vendosur, prindërit kanë marrë iniciativën, kemi hedhur 500 firma. Prindërit ende nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë pasi nuk ka mësues mbështetës. Mësimi nuk mund të bëhet normal. Mësuesi mbështetës duhet të ketë sa më shumë orë pasi një mësues i vetëm nuk mundet që ta përballojë fluksin.  Unë të dielën mora një mesazh nga ministrja, më tha se do kishim takim. Sot do kemi takim në orën 1 për të parashtruar kërkesat tona. Pikat do të kenë afate. Në komunikimin që kam pasur me prindërit, nëse nuk do plotësohen pikat, ata kanë vendosur të shkojnë në parlament që dhe ata të kuptojnë se çfarë është autizmi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet prinderit e femijeve autik prinderit e femijeve autik

Sondazh

Poll