Aktualitet

Dhunë fizike dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohen 3 persona në Lezhë

6 Tetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Dhunë fizike dhe shpërndarje të lëndëve narkotike,

LEZHË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me emrin Mariglen Gjoka u arrestua, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën doza kanabis. Një 41-vjeçar me emrin Mark Perkeqi u arrestua pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, me iniciale L.P. Ndërsa një 18-vjeçar me emrin Flavio Margjini është arrestuar pasi teksa ka drejtuar mjetin e tij, ka goditur një automjet tjetër, ku kanë marrë dëmtime personat e inicialet P.P, L.P dhe T.M.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/ Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin M.Gj., 20 vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit “, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M.P., 41 vjeç, banues Fushë Mamurras, Kurbin pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.P.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.M., 18 vjeç, banues në Mirditë, pasi në hyrje të Rrëshenit duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka humbur kontrollin duke goditur automjetin tip “Fiat” , ku për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasit P.P., dhe L.P. dhe T.M. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arretohen 3 persona ne lezhe flavio margjini mariglen gjoka mark perkeqi arretohen 3 persona ne lezhe flavio margjini mariglen gjoka mark perkeqi

Sondazh

Poll