Aktualitet

‘Jam ndjerë e fyer dhe kam dalë nga skena’, Enada Hoxha flet për inagurimin e TKOB

6 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
‘Jam ndjerë e fyer dhe kam dalë nga skena’, Enada Hoxha

TIRANË- Balerina e TKOB-së, Enada Hoxha është shfaqur e përlotur dhe e prekur në ekran kur foli për një situatë të pakëndshme në mbrëmjen e inagurimit të ambienteve të rikonstruktuara të këtij institucioni.

Në një intervistë për ‘Vila 24’, Hoxha u shpreh e fyer për vitet që i ka kushtuar operas, pasi në inagurim mungoi imazhi të maestros Agron Aliaj i cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës që i kanë emër baletit shqiptar ndër vite.

Jam ndjerë e fyer, shumë e fyer dhe nuk ka kaluar akoma, kam patur mbështetjen e shumë njerëzve të cilët më shkruanin dhe ndjeheshin në vështirësi duke thënë se nuk të bëjmë dot tagg pasi nuk të shohim të jesh aty ku duhet. Nuk e kuptoj si ndodhi. Për sa kemi dhënë në 25 vite unë me Gerdin meritonim 2-3 minuta dedikim, shprehsoj mos të ketë qenë e planifikuar. Un ndjeva e ofenduar kur pashë dokumentarin kur nuk pashë Agron Alinë’- u shpreh Hoxha.

Min e 13-të e intervistës së plotë:

Më tej ajo foli dhe për pëditshmërinë e saj ku u shpreh se në jetën e përditshme është tejet sportive dhe në shtëpi mundohet të jetë amvisë kur ka pak kohë të lirë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enada hoxha enada hoxha

Sondazh

Poll