Aktualitet

Çudia ndodh në Babicë! Nxënësit e klasës së parë dhe të 2-të mësojnë në bar-kafe (PAMJET)

6 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Çudia ndodh në Babicë! Nxënësit e klasës së

VLORË– Një mësimdhënie e pazakontë ndodh në fshatin Babicë të Vlorës. Nxënësit e klasës së parë dhe të dytë zhvillojnë mësimin në bar-kafe për shkak se shkolla ‘Selam Musai’ është duke u rikonstruktuar.

Fëmijët e 9-vjeçares shkojnë në shkollat e qytetit ndërsa fëmijët e klasës së parë dhe të dytë mësimin e zhvillojnë në një bar kafe. Në pamjet që janë publikuar nga ‘Faxnews’ shihen të vegjëlit të cilët janë ulur në tavolina në ambientin që përdoret për lokal. Këtë gjë e kanë pranua edhe mësuesit, të cilët u shprehën se kjo ishte e vetmja zgjidhje që mundën të gjenin në bashkëpunim me prindërit e nxënësve.

Duke u ndihmuar edhe nga prindërit gjetëm këtë zgjidhje. Unë kam klasë të parë, mësuesja ka klasën e dytë. Tani cfarë të bëjmë nuk gjetëm zgjidhje tjetër. U ndanë në dy shkolla, fëmijët nuk mund t’i conim t’i transportonim. Kështu që ky ështëshqetësimi, edhe i joni pra i mësuesve edhe i prindërve. Klasat e tjera janë mbasdite tek shkolla. Këtë zgjidhje na mundësoi drejtoresha”- shprehen mësuesit.

Drejtoresha e zyrës arsimore Vlorë, Alma Bakiu e ka mohuar se nxënësit zhvillojnë mësimin në bar-kafe, mirëpo kjo bie poshtë pasi pamjet tregojnë të kundërtën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mesimi ne bar-kafe mesimi ne vlore mesimi ne bar-kafe mesimi ne vlore

Sondazh

Poll