Sport

VIDEO/ Real Madrid pëson humbjen e parë në La Liga, Keidi Bare i shkakon “dhimbje koke” Ancelottit

3 Tetor 2021, 17:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Real Madrid pëson humbjen e parë në La Liga, Keidi Bare i

SPANJË-Espanyol fiton ndaj Real Madrid në javën e 8 të La Liga-s. Skuadra katalanase fiton me shifrat 2-1 dhe pjesë e këtij suksesi ishte edhe mesfushori i Kombëtares Keidi Bare. Espanyol shënoi fillimisht me de Tomas,i cili nuk fali brenda zone dhe e devijoi topin në rrjetë.

Festë tek Espanyol, ndërkohë që normalisht topin e zotëron Reali që mundohet të barazojë.Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 60′ Vidal shënoi golin e dytë falë edhe topit të dhënë nga Keidi Bare.

Karim Benzema u kundërpërgjigj dhe e hapi ndeshjen, ndërsa më pas një eurogol i Hazard nuk ishte i vlefshëm për pozicion jashtë loje. Reali u përpoq shumë që të shmangte humbjen, por nuk ia doli dot dhe tani rrezikon të humbë vendin e parë duke pasur parasysh se Sevilla ka dy ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bare espanyol real madrid bare espanyol real madrid

Sondazh

Poll