Sport

VIDEO / Laçi bën harakiri në Tiranë, bardheblutë marrin kreun e klasifikimit

3 Tetor 2021, 13:38 Nga DOSJA
VIDEO / Laçi bën harakiri në Tiranë, bardheblutë

TIRANE – Tirana ia del mbanë të marrë një fitore shumë të rendësishme në “Selman Stërmasi”, ku mundi 2-0 Laçin.

Në të vërtetë kanë qenë dy autogolat, që i dhanë këtë fitore të rendësishme bardhebluve kryeqytetas, por gjithçka e merituar për ta.

Djemtë e Orges Shehit kanë dominuar lojën që nga pjesa e pare e në vazhdim, duke krijuar disa raste përpra portës së Dajsisanit, por golat erdhën të dy në pjesën e dytë.
Në minutën e 54-t një assist i Seferit për Xhixhan devijohet më tepër nga mbrojtësi i skuadrës kurbinase, se sa nga lojtari bardheblu për të zhbllokuar ndeshjen.

20 minuta më pas është një kundërsulm i Tiranës, i cili ka për protagonist sërish Seferin, që dhuron assist për Totren, por është kapiteni Injatovic që e devijon në rrjetë këtë herë duke çuar shifrat në 2-0 për Tiranën.

Me këtë fitore bardheblutë ngjiten në kuotën e 8 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit për momentin, në pritje të ndeshjes së Kukësit me Teutën.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll