Sport

Nis shkarkimi i trajnerëve edhe në Premier League, i pari spanjolli i Watford…

3 Tetor 2021, 10:26 Nga DOSJA

ANGLI – Watford ka shkarkuar trajnerin Xisco Munoz, pas vetëm 10 muajsh në krye të pankinës, pas humbjes 1-0 të së shtunës nga Leeds United. Skuadra e sapo promovuar në Premier League, aktualisht është e 14-ta, pasi ka dy fitore nga shtatë ndeshjet e para.

Në deklaratën e klubit lexohet: “Watford FC konfirmon se Xisco Muñoz ka lënë postin e tij si kryetrajner i klubit. Bordi mendon se ndeshjet e fundit kanë treguar fuqishëm një prirje negative, në një kohë kur kohezioni i ekipit duhet të përmirësohet dukshëm.

Hornets gjithmonë do t’i jenë mirënjohës Xisco, për pjesën në sigurimin e promovimit të sezonit të kaluar dhe i urojnë atij suksese në karrierën e tij të ardhshme në futboll. Asnjë koment tjetër i klubit nuk do të jetë i disponueshëm deri në njoftimin e afërt të një trajneri të ri.”

Munoz e udhëhoqi Watford vetëm në Premier League, përmes promovimit automatik në maj dhe ekipi i tij e filloi fushatën në mënyrë të shkëlqyer me një fitore 3-2 ndaj Aston Villa.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport është e 14-ta pas vetëm 10 muajsh watford ka shkarkuar trajnerin xisco munoz është e 14-ta pas vetëm 10 muajsh watford ka shkarkuar trajnerin xisco munoz

Sondazh

Poll