Sport

Vukiçeviç: “Nuk e kuptoj pjesën e dytë, na duhet më shumë agresivitet”

3 Tetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Vukiçeviç: “Nuk e kuptoj pjesën e dytë, na duhet

TIRANE Pas humbjes ndaj bardhebluve të Tiranës me rezultatin 2-0 në “Selman Stërmasi”, trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç, ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “Supersport” duke analizuar këtë humbje:

“E dinim që po luanim një ndeshje derbi, që po të gabonim do ta kishim të vështirë. Lojtarët e mbrojtjes humbën disa topa që nuk kuptoheshin. Në pjesën e parë kam parë një luftë, ku të dy ekipet donin fitoren, por ishte thjeshtë një luftë asgjë tjetër. Nuk e kuptoj sesi luajtëm në pjesën e dytë, sepse nuk bëmë asgjë”.

I kënaqur me skuadrën? “Në tre ndeshjet e para kemi reaguar kur kemi pësuar gol, si shembull edhe ndeshja e kaluar edhe ndaj Dinamos. E vërteta është se kemi nevojë më shumë për agresivitet. Duket sikur luajmë në një fushë me bar artificial, sepse për të luajtur me agresivitet duhet ta bëjmë të gjithë bashkë dhe këtë nuk e kishim sot”.

Golat e pësuar? “Golat kanë ndodhur kur ne e kishim topin në mesfushë. Ata na kapën në kundërsulm dhe na realizuan. Sigurisht pas golave është normale që lëmë më shumë hapësira. Askush nuk është i lumtur me dy pikë në katër ndeshje, e dinim që kishim një kalendar të vështirë, por unë nuk kam ardhur që të fitoj kampionatin me katër ndeshje”.

Përgjegjësia? “Kur vjen trajneri i ri, me seanca stërvitore të reja, kërkesa të reja. Kam ardhur për të punuar dhe ajo që nxjerr është përgjegjësi si trajner. E di sesa të rëndësishme janë rezultatet.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bardhebluve të tiranës dejan vukiçeviç selman stermasi trajneri i lacit bardhebluve të tiranës dejan vukiçeviç selman stermasi trajneri i lacit

Sondazh

Poll