Sport

VIDEO/ Kartona dhe nerv! Teuta përmbys Kukësin dhe i shkakton humbjen e parë në kampionat

3 Tetor 2021, 16:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Kartona dhe nerv! Teuta përmbys Kukësin dhe i shkakton humbjen

ELBASAN-Pas dy barazimeve me Vllazninë dhe Dinamon, këtë herë Teuta nuk gabon ndaj Kukësit. Në javën e 4 të Kategorisë Superiore, durrsakët fitojnë me shifrat 2-3 në në ndeshje me ritëm dhe nerva ku nuk munguan kartonat.Do të ishte Teuta që do të kalonte e para në avantazh në minutën e 7′ me anë të Aleksit, ndërsa Kukësi barazoi pas 5 minutash me Feijao. Kukësi fiton penallti me VAR në minutën e 26′ dhe Taipi nuk gabon duke kalun Kukësin në avantazh.

Teuta nuk pajtohet me rezultatin dhe shton sulmet duke gjetur golin e barazimit me Plakun, ndërsa në fundin e pjesës së parë Koubemba shënon edhe golin e 3-të. Fraksioni i parë mbyllet me fitoren e Teutës, kurse Kukësi reagon në pjesën e dytë duke barazuar ndeshjen sërish me Fejiao, por gjyqtari e anullon golin me VAR.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Gj. Taipi dhe Asion Daja përplasen mes tyrë, gjyqtari Xhaja i nxjerr me kartona të kuq. Teuta merr një fitore të artë dhe ngjitet në krye së bashku me Tiranën me nga 8 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e 3-të me 7 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kukesi teuta kukesi teuta

Sondazh

Poll