Sport

Shehi: “Duhet t’i kthejmë identitetin fanellës. Kemi vetëm 1 humbje në 25 ndeshje”

3 Tetor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Shehi: “Duhet t’i kthejmë identitetin fanellës. Kemi

TIRANE Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shpreh i lumtur pas triumfit 2-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Laçit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak i bardhebluve u shpreh:

Fitorja ndaj Laçit? “Pas ndeshjes mes Kastriotin, skuadra u stërvit shumë mirë, isha i bindur që do të merrnim një rezultat pozitiv ndaj Laçit. Që kur e kemi ndërtuar skuadrën, kemi thënë që duhet t’i kthejmë identitetin fanellës. Kam kërkuar që asnjë ndeshje mos të humbet, me këtë mentatitet duhet të vazhdojmë. Në javët e para kërkuam të merrnim më shumë, por ka disa faktorë të tjerë që nuk i arritëm. Duhet të kërkojmë më shumë edhe nga vetja. Sulmi jonë ka qenë në çdo ndeshje prezent. Kemi shënuar 8 gola, nuk është pak. Autogolat u shkaktuan për shkak të presionit që sulmuesit bëjnë. Xhixha mund të shënonte edhe vetë, por nuk arriti për shkak të fushës dhe shënoi kundërshtari”.

Totre dhe Limaj? “Realisht jam i kënaqur, duhet t’i shtoj edhe Najdovskin, për të na dhënë siguri në aspektin difensiv dhe për të shtyrë mesfushorët e qendrës drejt portës kundërshtare. Në fillim patëm problem, ndryshuam pastaj dhe bëmë shumë mire”.

Roli i Najdovskit? “Kishim vështirësi në aspektin difensiv. Ishin dy opsione, Najdovski dhe Kuka, ky i fundit po merr minuta të vazhdueshme, Najdovski është shumë afër pozicionit”.

Sfidat e radhës? “Do të qetësohemi, kemi 1 javë pushim, ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Teutës, do të fokusohemi te përballja ndaj kampionëve, pastaj me radhë. Skuadra në 25 ndeshje ka vetëm 1 humbje, atë ndaj Laçit. Skuadra ka stabilitet dhe ekuilibër, skuadra është solide, do të futemi në fushë për maksimumin”.

Klima te Tirana? “Jemi të qetë, si unë dhe stafi, do të donim të merrnim më shumë pikë. Tirana është një klub që meriton më të mirën. Është klub që nuk ka limite. Kur je pjesë e një klubi të tillë, do të ketë gjithmonë kërkesa, këto më ndihmojnë. Edhe pse aludohet nëpër media, jam shumë i qetë. Çdo ditë i lutem Zotit të kem mirë familjarët dhe mos humbas miqtë e mirë, ky profesion kështu e ka”.

Orari i ndeshjes? “Ky është një problem. Orari dhe fusha janë dy faktorë që na penalizojnë. Kush ka luajtur futboll e di sa mirë shprehet lojtari kur ka fushë të mirë. Shpresoj që të ndryshohet orari. Të gjithë trajnerët dhe lojtarët kanë vështirësi të luajnë në këtë orar dhe në këto temperatura.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gol pas goli orges shehi tekniku durrsak i bardhebluve trajneri i tiranes gol pas goli orges shehi tekniku durrsak i bardhebluve trajneri i tiranes

Sondazh

Poll