Sport

Bjorn Kuipers në “San Siro”: shpallet gjyqtari më i mirë i Europianit

3 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Bjorn Kuipers në “San Siro”: shpallet gjyqtari më i

ITALI – Të mërkurën në “San Siro”, për gjysmëfinalen e Nations League mes Italisë dhe Spanjës, do të jenë dy gjyqtarë.

Sepse Bjorn Kuipers, gjyqtari më i mirë në Kampionatin Europian do të jetë në fushë për ceremoninë e dhënies së çmimit “Campanati”, një trofe i sponsorizuar nga FIGC dhe “Gazzetta dello Sport”, tani në edicionin e tij të katërt.

Holandezi 48-vjeçar sapo ka dalë në pension si gjyqtar, pas një karriere ndërkombëtare të nivelit të lartë. Ajo përfundoi me finalen, ku “azzurrët” i Mancinit u shpallën kampionë të Europës në “Wembley”. “Me Kuipers, – komenton Giorgio Campanati, – ne dëshmojmë afirmimin e çmimit përtej kufijve tanë”.

“I nderuar dhe i kënaqur me zgjedhjen”,- tha Kuipers, i cili do të jetë në Milano me gruan e tij dhe i cili, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve nga duart e Giorgio Campanati, do të jetë në tribunë për të ndjekur ndeshjen Itali-Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bjorn kuipers çmimit “campanati” giorgio campanati san siro wembley bjorn kuipers çmimit “campanati” giorgio campanati san siro wembley

Sondazh

Poll