Sport

Ndërron jetë ish-presidenti i Marseille, Berard Tapie

3 Tetor 2021, 09:42 Nga DOSJA

FRANCË – Ish -presidenti i Olympique de Marseille, Bernard Tapie ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele nga kanceri në moshën 78-vjeçare, njofton familja e tij.

Ai që drejtoi OM midis 1986 dhe 1993 kishte luftuar për disa vjet kundër sëmundjes. 

Biznesmeni që shërbeu gjithashtu si ministër i solli klubit të Marsejës vitët e tij më të lavdishme me fitoren në Ligën e Kampionëve në 1993, e para dhe e vetmja deri më tani për një klub francez

Familja Tapie njoftoi vdekjen e tij këtë të diel:

“Dominique Tapie dhe fëmijët e saj me pikëllimin njoftojnë vdekjen e burrit të saj dhe babait të tyre, Bernard Tapie, këtë të Dielë më 3 Tetor në 8:40 të mëngjesit, si pasojë e kancerit.

U largua në mënyrë paqësore, i rrethuar nga gruaja, fëmijët, nipërit e mbesat dhe vëllai i tij, të pranishëm në shtratin e tij. Ai shprehu dëshirën e tij për t’u varrosur në Marsejë, qyteti i tij i zemrës.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll