Sport

VIDEO / PSG me Messi, Neymar dhe Mbappe, pësojnë humbjen e parë në kampionat

3 Tetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
VIDEO / PSG me Messi, Neymar dhe Mbappe, pësojnë humbjen e parë

FRANCE – Dukej në pamje të parë e pabesuehme por në futboll ndodh gjtihcka dhe prandaj është konsideruar loja më e bukur në botë.

PSG ka regjistruar këtë javë humbjen e parë dhe këtë ja shkakton Renne.
Skuadra e Maurizio Pochettino pësoi këtë disfatë duke u mundur me dy gola. Rennes nuk pyeti për Nyemar, Messi apo Mbappe, pasi bëri një ndeshje të mirë dhe u tregua e saktë para porte.

Laborde e ndëshkoi skuadrën e PSG në minutën e fundit të pjesës së parë dhe tronditja e ekipit plot yje nuk kaloi, pasi në minutën e parë të se dytës realizoi edhe golin e dytë me Tait.

Kryeqytetasit u zgjuan më pas dhe u munduan ta ndryshojnë rrjedhën e këtij dueli, por pa sukses. Mbappe u kap nga VAR në pozicion jashtë lojë në të vetmen gjuajtje në portë të PSG, që përfundoi edhe në rrjetë, dhe në fund ishet Renne skuadra që festoi tre pikët.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll