Sport

Djokovic rrezikon Australian Open. Në Melburn, flitet vaksinimi i detyrueshëm

3 Tetor 2021, 07:56 Nga DOSJA
Djokovic rrezikon Australian Open. Në Melburn, flitet vaksinimi i

AUSTRALI – Novak Gjokovic ka hequr dorë nga Indian Wells Masters 1000, ndërkohë që ka zëra, se ai mund të ketë mbyllur tenisin e tij për 2021, për të rifilluar vitin 2022 me Australian Open. Nole ka fituar Grand Slam-in e parë të vitit nëntë here, çka do të ishte edhe mënyra më e mirë për të rifilluar sezonin.

Por ka një gjë: duket se qeveria e shtetit të Victoria, ku ndodhet Melburni, dëshiron vetëm lojtarë të vaksinuar në territorin e saj. Nuk është ende zyrtare, por siç zbulohet nga gazeta “The Age”, Federata e Tenisit të Australisë po bën gjithçka për të bindur qeveritarët që të gjejnë një zgjidhje edhe për ata tenistë që nuk duan të vaksinohen.

Një prej njerëzve anti-vax është numri 1 i tenisit në botë, Novak Gjokovic, i cili preferon mjekësinë natyrale, është i bindur për vegan dhe kundër vaksinës anti-Covid. Por në Australi situata është krejt ndryshe.

Përparimi i variantit Delta është një shqetësim i madh për qeverinë e Melburnit dhe kjo mund të ketë efekte të rënda edhe në turne. Sipas “Reuters”, shteti i Victorias ka njoftuar se vaksina do të jetë e detyrueshme për të gjithë sportistët, pa përjashtim dhe se ata që duan të konkurrojnë, duhet të paraqesin një certifikatë të rregullt vaksinimi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport australian open federata e tenisit të australis indian wells masters 1000 kundër vaksinës anti-covid novak gjokoviç reuters australian open federata e tenisit të australis indian wells masters 1000 kundër vaksinës anti-covid novak gjokoviç reuters

Sondazh

Poll