Sport

Dortmund dhe Freiburg në vendin e dytë, Wolfsburg përsëri hap fals

3 Tetor 2021, 05:50 Nga DOSJA
Dortmund dhe Freiburg në vendin e dytë, Wolfsburg përsëri

GJERMANI – Fitore për Borussia Dortmund dhe Freiburg në ndeshjet e javës së shtatë në Bundesligës. Të dy skuadrat ngjiten në vendin e dytë në renditje me nga 15 pikë, një pikë prapa Bayernit që kryeson renditjen me një ndeshje më pak.

Skuadra e trajnerit Rose, Borussia mundi 2-1 Augusta në shtëpi, ndërkohë që skuadra e Freiburg që drejtohet nga Streich gjithashtu fitoi po 2-1 kundër Hertha Berlin.

Në ndeshjet e javës së shtatë, Stuttgart gjithashtu fitoi 3-1 në transfertë ndaj Hoffenheim, ndërsa Monchengladbach triumfoi 2-1 në Wolfsburg, kurse Leipzig fitoi pastër 3-0 ndaj Bochum në shtëpinë e kësaj të fundit.

Sot do të luhen edhe tri ndeshjet e fundit të javës së shtatë në Bundesligë: Mainz – Union Berlin (15:30), Bayern Munich – Eintracht Frankfurt (17:30), Arminia Bielefeld – Bayer Leverkusen (19:30).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia borussia dortmund drejtohet nga streich freiburg monchengladbach skuadra e trajnerit rose borussia borussia dortmund drejtohet nga streich freiburg monchengladbach skuadra e trajnerit rose

Sondazh

Poll