Politike

Shkarkimi i Presidentit/ Artan Hoxha dy fjalë për Ramën: Shijoje Metën deri në fund… e mbolle pa pyetur, atë do korrësh

10 Qershor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Shkarkimi i Presidentit/ Artan Hoxha dy fjalë për Ramën: Shijoje

Tiranë- Pasi presidenti i vendit Ilir Meta anuloi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, menjëherë socialistët kanë filluar nga puna për të shkarkuar atë nga posti. Pak minuta më parë Partia Socialiste nisi edhe mbledhjen e firmave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. (lexo këtu)

Në lidhje me ngjarjet e fundit të politikës ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili shprehet ndaj Ramës se popullit thotë ç’do të mbjellësh do të korrësh.

“Edvin, populli ynë  thotë, “c’të mbjellësh do të korrësh”…. Kur Ilir Metën mbolle pa pyetur askënd, Ilir Metën do korrësh dhe mos iu qaj askujt… Ilir Meta është Ilir Meta, ngado që ta kapësh dhe sido ta rrotullosh!!!! Shijoje deri në fund tani….”, shprehet ai.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë dha shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike. Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha edi rama ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve artan hoxha edi rama ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll