Politike

I ‘braktisur’ nga socialistët, Dako mbërrin i vetëm në Kryesi (Foto)

10 Qershor 2019, 09:12 Nga DOSJA
I ‘braktisur’ nga socialistët, Dako mbërrin i vetëm

TIRANË– Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur i vetën në kryesinë e Partisë Socialiste.

Teksa kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes së mediave, pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild, i veshur me kostum serioz dhe me kravatë, Dako shihet teksa hyn i vetëm ne kryesi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste pak kohë pas anulimit zyrtar të zgjedhjeve të 30-qershorit, nga ana e presidentit.

Pas përfundimit të mbledhjes në kryesi, Elisa Spiropali deklaroi se është marrë vendimi për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339/1 kryesia e ps përgjimet e bild vangjush dako dosja 339/1 kryesia e ps përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll