Politike

Anulimi i zgjedhjeve, flet ambasadori i OSBE: Institucionet shqiptare do vendosin nëse do zhvillohen!

10 Qershor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve, flet ambasadori i OSBE: Institucionet shqiptare do

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernt Borchardt ka komentuar vendimin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në një takim në Liceun Artistik ku shpërndau disa çmime për të rinjtë pjesëmarrës në një ekspozitë, Borchard iu përgjigj interesit të gazetarëve për këtë çështje.

Ambasadori tha se zhvillimi ose jo i zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë, e njësoj për të edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

“Përfaqësuesi ynë e bëri shumë të qartë javën e shkuar për këtë. Ai tha se zhvillimi i zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Dhuna është përgjegjësi e atyre që organizojnë protestat. Ata kanë përgjegjësi për dhunën. Kjo është çështje e brendshme për të vendosur dhe më pas Gjykatën Kushtetuese. Institucionet të zbatojnë argumentin më të mirë. Siç e thashë, institucionet shqiptare do e marrin këtë vendim.”-tha Borchardt.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend.

Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt ilir meta ps shkarkon metën qëndrimi i ndërkombëtarëve shtyrja e zgjedhjeve lokale bernd borchardt ilir meta ps shkarkon metën qëndrimi i ndërkombëtarëve shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll