Politike

KQZ rrëzon Metën: Zgjedhjet mbahen më 30 qershor, Zguri largohet nga mbledhja. PD: Militantë të PS

10 Qershor 2019, 09:25 Nga DOSJA
KQZ rrëzon Metën: Zgjedhjet mbahen më 30 qershor, Zguri largohet

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në 14:00 për të diskutuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale pa afat.

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi kërkuan mbledhjen e KQZ.

Mbledhja nisi nën drejtimin e Klement Zgurit, i cili më pas u largua, pasi tha se nuk mund të ndiqte një mbledhje ku diskutohej jashtë kompetencave të KQZ.

KQZ, nën drejtimin e Denar Bibës, ka votuar kundër dekretit të Presidentit, duke thënë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Pas këtij vendimi reagoi edhe PD, e cila i quan anëtarët e KQZ-së si militantë të Partisë Socialiste.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta mbledhja e kqz shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta mbledhja e kqz shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll