Politike

Anulimi i zgjedhjeve, ambasadorët 90’ kokë më kokë me Ramën, dalin pa fjalë nga takimi

10 Qershor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve, ambasadorët 90’ kokë më kokë me

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për mbi 1 orë e 30 minuta me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Ky takim kishte në fokus qendrimin e qeverisë dhe ndërkombëtarëve pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit në një afat të pacaktuar.

Në takim ka qenë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja gjermane Sussane Schutz, ambasadorët e Britanisë, Francës dhe Italisë. Në takim ka qenë edhe kryediplomatja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones.

Ende nuk ka një raportim mbi atë që është diskutuar në takim, dhe nëse do të ketë një qendrim të unifikuar nga ndërkombëtarët për vendimin e Metës dhe lëvizjen e PS për shkarkimin e tij.

Me kokën ulur, ata nuk kanë preferuar të japin komente para gazetarëve, por menjeherë kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë larguar.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend.

Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën qëndrimi i ndërkombëtarëve shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta ps shkarkon metën qëndrimi i ndërkombëtarëve shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll