Politike

Anulimi i zgjedhjeve, Ademi: Mbështes Metën, interpretimet pasionante janë të pavend

10 Qershor 2019, 10:58 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve, Ademi: Mbështes Metën, interpretimet pasionante

SHKODËR– Kryebashkiakja Voltana Ademi ka komentuar firmosjen e dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ademi është shprehur se ky vendim ishte i domosdoshëm dhe se tashmë i jep kryeministrit Edi Rama mundësinë që të reflektojë.

Kryebashkiakja ka shtuar më tej se për zgjedhje mund të flitet vetëm kur të kalojë kriza politike.

Edhe pse është vendim ekstrem është i duhuri dhe i domosdoshëm. Si kryetare mbaj të njëjtin qëndrim dhe mbështes vendimin e presidentit në momentin e duhur. Rama ka mundësi reflektimi tani. Kur të tejkalohet kriza do të mund të flitet për zgjedhje,’- tha Ademi.

Ademi është shprehur më tej se çdo interpretim pasionant është i pavend.

Respektoj mandatin dhe lgjin. Dekreti i Presidentit i paraprin çdo nisme tjetër dhe do respektojmë legjimitetin kushtetues të Presidentit të Republikës. Çdo interpretim tjetër është i jashtëligjshëm dhe i pa vend. Nuk kemi një tagër për ta interpretuar ndryshe. Çdo interpretim tjetër pasionant alla don kishot është i pavend dhe emocional,”- përfundoi ajo.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta shtyhen zgjedhjet voltana ademi edi rama ilir meta shtyhen zgjedhjet voltana ademi

Sondazh

Poll