Politike

“Pushtet pa zgjedhje s’ka”, Braçe për vendimin e Metës: Legjitimoi precedentin, 30 qershori rrugë e nisur

10 Qershor 2019, 09:49 Nga DOSJA
“Pushtet pa zgjedhje s’ka”, Braçe për vendimin e

TIRANË- Zv. Kryeminsitri Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Në një reagim të gjatë në mediat sociale Braçe shprehet se  pushtet pa zgjedhje nuk mund të ketë.

Më tej ai shprehet se Presidenti ka bërë një deforimim të Kushtetutës. “Deformim me te rende demokracise, nuk i ka bere kush! Imagjinoni, ne 2021, PS te dale e te thote; nuk e dua daten e zgjedhjeve, madje nuk marr pjese ne zgjedhje, i bie te rrije pa fund ne pushtet ose, deri kur te gjithe te bejne zgjedhjet sic PS do!”, shkruan më tej Braçe.

RREAGIMI I PLOTË

PUSHTET PA ZGJEDHJE, PUSHTET SA TE DUASH, PUSHTET ME KE TE DUASH! E DREJTA PER TE ZGJEDHUR ME VOTE QEVERINE E QEVERISJEN VENDORE, DOEMOS QENDRORE, U SHFUQIZUA SOT!

Kjo eshte risia kushtetuese qe kerciti sot! Krim me te madh kushtetues se ky, nuk ka!

Deformim me te rende demokracise, nuk i ka bere kush! Imagjinoni, ne 2021, PS te dale e te thote; nuk e dua daten e zgjedhjeve, madje nuk marr pjese ne zgjedhje, i bie te rrije pa fund ne pushtet ose, deri kur te gjithe te bejne zgjedhjet sic PS do!

Precedenti u legjitimua sot! Tani mbyllni pak syte, kthehuni pas ne 2013-ten; PS hyri ne zgjedhje pasi e vrane keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pasi e vodhen, i morren pushtetin pertej zgjedhjeve, duke i shfuqizuar ato, keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pa patur kerkend ne KQZ, zero!

Ne nuk jemi keta! NE NUK DUAM PUSHTET PA ZGJEDHJE! NE KURRE NUK E KEMI BERE E KURRE NUK DO NDODHE QE TI SHFUQIZOJME SHQIPTAREVE TE DREJTEN PER TE ZGJEDHUR! Ndaj, #30QERSHORI ESHTE RRUGE E NISUR, KUSHTETUTSHMERISHT, LIGJERISHT, NUK NDALET, NUK SHFUQIZOHET, ESHTE E DREJTE THEMELORE!

Pushtet pa zgjedhje nuk ka me! Ka vdekur qysh ne 2017-ten!

Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues! Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues qe i heq shqiptareve te drejten per te zgjedhur me vote dhe, i detyron te pranojne pushtet te pa votuar. Kerkush nuk mund ti imponoje vendit ndaljen, stopimin ne perpjekjen historike per #DREJTESITEBARABARTEPERTEGJITHE!

Pabarazia para ligjit, Imponuar fort nga nje sistem drejtesie politik, partiak, i korruptuar jo vetem po rrenon vendin, shoqerine dhe ekonomine, duhet te marre fund tani!

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metënpërmes një rezolute.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit erjon brace ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale anulimi i 30 qershorit erjon brace ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll