Politike

PS nis mbledhjen e firmave të deputetëve, gati shkarkimi i Metës

10 Qershor 2019, 10:57 Nga DOSJA
PS nis mbledhjen e firmave të deputetëve, gati shkarkimi i Metës

TIRANË- Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Socialsite, ka vendosur që deklaratën politike ta vijojë më tej dhe të kërkojë zyrtarisht shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Mësohet se deputetët e Partisë Socialite kanë firmosur nismën për shkarkimin e Ilir Metës, pasi nuk pajtohen me vendimin e tij për anulimin e 30 qershorit.

Të parët që kanë nënshkruar iniciativën kanë qenë deputetët e Komisionit të Ligjeve. Por si mund të shkarkohet Presidenti? Sipas Kushtetutës në nenin 90 pika 2 thuhet se nisma kërkon firmën e të paktën 35 deputetëve.

Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”, thuhet në nenin 90 pika 2.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupi parlamentar i ps ilir meta kriza politike ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale grupi parlamentar i ps ilir meta kriza politike ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll