Sport

VIDEO/ Perla e Locatellit “rrëzon” Torinon, Juventus është “zonja” e derbit

2 Tetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Perla e Locatellit “rrëzon” Torinon, Juventus

TORINO-Në javën e 7 të Serie A Juventus fiton ndaj Torinos me shifrat 1-0. Një sukses i rëndësishëm për bardhezinjtë që vjen në një derbi dhe sigurisht që e ngjit në klasifikim.Ndeshja ishte kryesisht e balancuar me Juventus dhe Torino që patën shumë raste për të zhbllokuar rezultatin por vetëm Locatelli arriti të çonte topin. Goditja në kufijtë e zonës arriti të mposhte portierin Milinkovic Savic duke i dhënë kështu edhe 3 pikët ekipit të Allegrit.

Pas golit Zonja e Vjetër pati edhe një mundësi tjetër goli me Kulusevski por ishte vetëm shtylla mundi ta ndalte suedezin.Kështu Juventus duket se ka filluar ringritjen pas atij fillimi të dobët të sezonit duke grumbulluar 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit në Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus torino juventus torino

Sondazh

Poll