Sport

Brdariç: “I kënaqur me ekipin. Adili tip impulsiv, duhet të kontrollojë veten”

2 Tetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Brdariç: “I kënaqur me ekipin. Adili tip impulsiv, duhet

KORÇE – Pas ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia, që u mbyll në barazim 0-0, trajneri gjerman i shkodranëve Thomas Brdariç, në mikrofonin e “Supersportit” e cilësoi paraqitjen e skuadrës së tij pozitive dhe shprehu keqardhjen që nuk arriti të fitonte.

I kënaqur me lojën? “Mendoj se duhet ta shikojmë ndeshjet në total, në përgjithësi jam i kënaqur me sjelljen e skuadrës, nuk patëm fat në disa raste. Përpara ndeshjes synimi ishte të hynim për fitore. Mendoj se vendimi i arbitrit sot ishte pak i tepruar. Jam i kënaqur me lojën e ekipit dhe paraqitjen”.

Pjesa e dytë? “Në përgjithësi mendoj se ndeshja duhet të mbarojë me 11 lojtarët, se ashtu duhet dhe do të kishim shumë mundësi ta fitonim këtë ndeshje. Skënderbeu ka disa lojtarë me cilësi dhe patën rastet e veta, por portieri ynë Zogoviç bëri 2-3 pritje vendimtare, të cilat ishin shumë të rëndësishme për ne. Dua të komplimentoj ekipin të që luajti me shumë zemër sot, për më shumë se 45 minuta gjatë gjithë lojës”.

Kartoni i kuq për Adilin? “Në përgjithësi duhet të jemi të kujdesshëm me gjërat që bëjmë, Adili është pak impulsiv dhe duhet të ketë kontroll më të madh të vetes së vet. Të vjen keq, sepse luajtëm me një lojtarë më pak për 45 minuta dhe nuk morëm dot fitoren. Por duhet të jemi të kënaqur me frymën që dha skuadra, pasi jemi në rrugën e duhur.”

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport adili mikrofonin e “supersportit” skenderbeu-vllaznia thomas brdaric. zogovic adili mikrofonin e “supersportit” skenderbeu-vllaznia thomas brdaric. zogovic

Sondazh

Poll