Sport

Memelli: “Jam i mërzitur për lënien e 2 pikëve”, ja incidenti me Adilin”

2 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
Memelli: “Jam i mërzitur për lënien e 2 pikëve”,

KORÇE – Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli pas barazimit 0-0, që skuadra e tij arriti ndaj Vllaznisë, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai ka qenë i mërzitur për rezultatin, por ndërkohë ka sqaruar edhe për tifozët incidentin me mbrojtësin e skuadrës shkodrane, Mevlan Adili.

Incidenti? “Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar dhe për të shuar debatin. Mora një ofendim nga lojtari i Vllaznisë. Janë nerva loje, ai është profesionist edhe unë. U futëm në tunel, gjyqtari na ndëshkoi me karton të të verdhë, për Adilin ishte i dyti. E thirra pas ndeshjes, është i mërzitur, gjithsesi jeta vazhdon dhe i uroj gjithë të mirat. Me Brdariçin fola atë që ndodhi dhe sqarova këtë”.

Ndeshja? “Vllaznia bëri një ngjeshje më të mirë në pjesën e dytë. Raportet prishen pak në momentin kur kërkon të konkretizosh vertikalizimet. I kërkova të kishim shpejtësi në lojë dhe zhvendosje të topit nga një krah në tjetër. Në pjesën e parë patëm rastet tona më të mirë. Jam i mërzitur për lënien e 2 pikëve, jo për lojën, e cila ka qenë jashtëzakonisht e mirë sidomos në pjesën e parë”.

Memelli tani trajner? “I thashë: Mevlan futu brenda se atë e mbaj unë. Unë kam eksperiencë me atë djalin. Do ruaj timin në fillim, pastaj atë të Vllaznisë. Harku i 90 minutave edhe në Premier Ligë i njeh këto debate, mos harroni Lampard me stafin e Liverpulit. Për të qenë më korrekt, edhe me publikun edhe me ju në studio. Po e kërkoj unë ndjesën i pari. Pjekuria vjen me kohën. Kërkoja të largoja Zguron sa më parë, sepse kam eksperiencë të hidhur me të.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gol pas goli mevlan adili migen memelli trajneri i skenderbeut gol pas goli mevlan adili migen memelli trajneri i skenderbeut

Sondazh

Poll