Sport

Magani: “Sot na buzëqeshi fati, do të luajmë si të barabartë me të gjithë”

2 Tetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Magani: “Sot na buzëqeshi fati, do të luajmë si të

RROGOZHINE – Trajneri i Egnatias, Gugash Magani, pas fitores në minutat e fundit ndaj Kastriotit, në javën e katërt të kampionatit, në mikrofonin e “Supersport”, tekniku peqinas ndër të tjera u shpreh:

“Futbolli kështu e ka, është një sport situatash, në përgjithësi ne e dominuam lojën, edhe pse bëmë një gabim, që nga portierët po bëhen të shpeshta. E kishim porositur portierin, por ajo ndodhi. Në futboll bëhen edhe gabime. Jam i kënaqur me skuadrën për pikët, për sa i përket situatës, skuadra do të rritet akoma më shumë”.

I kënaqur me ecurinë? “Ne kemi besim te lojtarët që fusim, edhe pse kanë probleme fizike. Sot na buzëqeshi dhe fati. Me Skënderbeun humbëm dy raste, ku mund të kishim fituar. Suksesi dhe dështimi janë pjesë e punës, riskuam dhe mund të ishim ndëshkuar. Po nuk rriskove nuk del mirë, edhe pse sot na buzëqeshi fati në fund. Ne gjithmonë flasim me lojtarët që mos gëzohen dhe dorëzohen pa mbaruar ndeshja. Skuadra në përgjithësi sot pati balanca dhe ekuilibra, flas për mbrojtjen, edhe pse gabuam, kur s’duhet të kishim gabuar. Kemi shumë punë për të bërë. Jemi skuadër pa shumë histori, por kemi organikë të pastër, me lojtarë që bëjnë diferencën.

Dalja jashtë e Telushit?“Kartoni i Telushit ishte një dyluftim, mori karton të verdhë të merituar, nuk do të thotë që na ka tradhtuar. Është një nga pikat më të forta të ekipit. Ne do të tregojmë me punë, duke qenë kokulur që jemi ekip që do t’i hapim punë të gjithave. Do futemi njësoj në fushë edhe me skuadrat e tjera. Do të përballemi si të barabartë për të marrë maksimumin dhe për të fituar.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gugash magani mikrofonin e “supersport” telushit trajneri i egnatias gugash magani mikrofonin e “supersport” telushit trajneri i egnatias

Sondazh

Poll