Sport

Ndreu: “Kemi numër të limituar lojtarësh cilësorë, ndikuan mungesat”

2 Tetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Ndreu: “Kemi numër të limituar lojtarësh

RROGOZHINE – Një start sezoni për t’u harruar nga Kastrioti, që regjistron humbjen e tretë në katër ndeshje dhe ka marrë vetëm një pikë, ndërsa trajneri Ramazan Ndreu pas ndeshjes pranon në mikrofonin e “Supersportit”  se do t’i duhet të punojë ende shumë për të sjellë në forma disa futbollistë të afruar rishtazi në merkato.

“Për sa i përket tifozëve, unë jam në punën time. Ne jemi në punë, jemi nervozë nuk duhet të ngacmohemi nga tifozët. Nuk ia vlen ta diskutojmë. Ishte një pjesë e parë shumë e dobët, me vërtet në ndeshjen e kaluar me Tiranën bëmë një ndeshje të mirë mund dhe ta fitonim. Gjatë javës diskutuam se nëse nuk luajmë si me Tiranën nuk do ia dalim. Rrogozhina dihet që ka entuziazëm. Na munguan 3-4 lojtarë, u munduam të adaptohemi por çaluam. Në momentin që mbetëm me 10 vetë, morëm lojën nën kontroll. Në momentin që u barazuam numerikisht skuadra lëshoi terren, mendoi se e kishte pikën e marrë dhe i dha përparësi Egnatias”.

Inferioriteti numerik? “Për sa i përket numrit të lojtarëve nuk është hera e parë që ndodh. Kur mbete me 10 vetë i gjen forcat, kështu ndodhi dhe sot gjetëm forca e luajtëm shumë mirë. Ajazi bëri shumë mirë sot dhe ndeshjen e kaluar. Këto ndeshje të japin idenë kush duhet në formacion. Kemi një numër të vogël lojtarë me cilësi si Greca, Hyseni ata bëjnë diferencën dhe nuk i kishim sot. Gjithsesi dua të them që shpresojmë të na kthehen këta lojtarë, nuk është se nuk i kemi lojtarët por na mungojnë disa që bëjnë kombinacione, mbajnë topin në zotërim kemi dy javë kohë që të përgatitemi”.

Pesha e kësaj humbjeje? “Ajo që kërkova sot ishte të mos ta humbnim ndeshjes, sepse mendoj se kampionati prodhon surpriza por janë 3 skuadra që luftojnë për mbijetesës. Doja që të dilnim të paktën me 1 pikë sot. Shpresojmë të na kthehen lojtarët dhe t’i vlerësojmë jashtëzakonisht këto ndeshje me rivalët direkt.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport egnatias kastrioti na munguan 3-4 lojtarë trajneri ramazan ndreu egnatias kastrioti na munguan 3-4 lojtarë trajneri ramazan ndreu

Sondazh

Poll