Sport

“Mjekët më thanë se mund të vdisja”! Deklarata shokuese e Lozano-s, futbollisti i Napolit: Nëse goditja do të

2 Tetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
“Mjekët më thanë se mund të vdisja”! Deklarata

MEKSIKË-Tani është një kujtesë e keqe, por Hirving Lozano, siç tha në një intervistë me ESPN, ka rrezikuar shumë. Më datë 11 korrik, në takimin mes Meksikës dhe Trinidad Tobago, futbollisti i Napolit pësoi një goditje të fortë në kokë, në pëplasjen me portierin kundërshtar.

“Shumë doktorë më thanë se mund të humbisja jetën dhe ndihesha i frikësuar. Ishte një goditje e fortë dhe më bëri të mendoja për shumë gjëra. Unë mendoj se kur keni fëmijë është e rëndësishme të mendosh për atë çfarë do ndodhë me ta”, tha Lozano.

“Ishte një dëmtim i rëndë, por fatmirësisht kaloi pa pasoja. Pak më në të majtë ose në të djathtë të ishte goditja, mund të isha paralizuar ose të humbisja njërin sy”. Përfundoi futbollisti 26-vjeçar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lozano napoli lozano napoli

Sondazh

Poll