Sport

Tifozi racist përfundon në burg, i gjithë faji është i celularit: “Doja të shkruaja…”

2 Tetor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Tifozi racist përfundon në burg, i gjithë faji është i

ANGLI-Një tifoz i West Bromwich Albion u bë personi i parë në Britani që po vuan dënim me burg vetëm se ka shkruar fraza raciste kundër një futbollisti në rrjetet sociale. Tifozi i quajtur Simon Silwood është dënuar me tetë javë burg për një mesazh në lidhje me futbollistin Romaine Sawyers.

I akuzuari, gjatë gjykimit, u përpoq të mbrohej, por shpjegimi i tij u konsiderua jo i besueshëm. 50-vjeçari pohoi se kishte shkruar “budalla i artë”, por që telefoni i tij automatikisht e kishte korrigjuar atë në “majmun i artë” dhe hodhi poshtë akuzat për racizëm. Sidoqoftë, gjykata refuzoi faljen e tij.

50-vjeçari do të vuajë gjysmën e dënimit pas hekurave dhe pjesën tjetër arrest shtëpie. Ai gjithashtu u urdhërua të paguajë 500 £ në kompensim për lojtarin, të cilin Saëyers do ta dhurojë për bamirësi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli romaine sawyers west bromich angli romaine sawyers west bromich

Sondazh

Poll