Sport

Skënderbeu-Vllaznia/ Zero gola dhe një pikë, por sa shumë konflikte në Korçë (VIDEO)

2 Tetor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Skënderbeu-Vllaznia/ Zero gola dhe një pikë, por sa shumë

KORÇË– Ka përfunduar në barazim 0-0 takimi mes Skënderbeut dhe Vllaznisë për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Një ndeshje që prodhoi emocione, ku të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin, por që në fund u detyruan të ndajnë nga një pikë. Në pjesën e parë, Vllaznia ishte më këmbëngulëse me Latifin dhe Jonuzin por nuk ishin të saktë përpara portës.

Pjesa e dytë prodhoi tension mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, në pushimin e ndeshjes u konfrontua me Zguron e më pas me trajnerin e korçarëve, Migen Memelli.

Pas pushimit, gjyqtari Enea Jorgji u tregoi të tre protagonistëve kartonin e verdhë dhe për Adilin ishte i dyti, duke dalë me të kuq e lënë skuadrën e Vllaznisë me 10 futbollistë në vijimin e ndeshjes.Por gjithçka nuk mbaroi këtu. Adili, pasi kërkoi shpjegime nga Jorgji, iu kthye përsëri Memellit dhe kërkoi përplasjen me të, duke e ftuar që të vazhdonin “dialogun” në dhomat e zhveshjeve me fyerje.

Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të stafeve evitoi një situatë edhe më të shëmtuar se kjo që u krijua në stadiumin “Skënderbeu”, që pritet të ketë pasoja sidomos për mbrojtësin e shkodranëve. Vllaznia më pas u mbrojt me fanatizëm për të dalë nga Korça me një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport skenderbeu vllaznia skenderbeu vllaznia

Sondazh

Poll