Sport

Braziliani Pedro heroi i Egnatias, vjen dhe fitorja e parë në Superiore

2 Tetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Braziliani Pedro heroi i Egnatias, vjen dhe fitorja e parë në

RROGOZHINE – Egnatia feston 3 pikët e para në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit i falen brazilianit Pedro Augusto, që shënon dopietë ndaj Kastriotit dhe u jep fitoren 2-1 vendasve, në një ndeshje që pati gjithçka për t’u quajtur spektakolare, duke nisur nga lufta e fortë sportive, te golat, kartonët e kuq, penalltia, traversa, etj.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan të parë në epërsi. Çyrbja fitoi një penallti, që sulmuesi brazilian Pedro e ktheu në gol në minutën e 25-të të takimit. Pjesa e pare u mbyll pa gola, ndërkohë që pas daljes jashtë me karton të kuq të Kodrës (51’), futbollistët e Egnatias nisën të flirtojnë me rezultatin dhe lojën.

Tipik rasti i portierit Puja, i cili i bëri një dhuratë Kastriotit, ku Ajazi (57’) përfitoi dhe barazoi rezultatin në 1-1. Por edhe numri i lojtarëve u barazua në fushë pas daljes jashtë të Telushit, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Dhe kur gjithçka duket se do të përfunonte në barazim, në frymën e fundit, nga një goditje këndore, sërish Pedro në minutën e 4-t të shtesës, do ta devijonte topin në rrjetën e Kastriotit dhe do t’i jepte fitoren 2-1 Egnatias, futbollistët dhe tifozët e së cilës shpërthyen në festë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport abissnet superiore çyrbja egnatia kastriotit pedro augusto telushit abissnet superiore çyrbja egnatia kastriotit pedro augusto telushit

Sondazh

Poll