Politike

“Zgjedhjet farsë dhe me Bindjen”, Patozi i përgjigjet Metës: Votat na shtohen nga konsideratat negative

10 Qershor 2019, 08:44 Nga DOSJA
“Zgjedhjet farsë dhe me Bindjen”, Patozi i përgjigjet

TIRANË- Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas vendimit përfundimtar të Ilir Metës për anulimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Në një reagim në Facebook, Patozi, shkruan se konsideratat negative të Presidentit i shton partisë së tij votat.

I kujtojmë atij se e ka detyrim që të dëgjojë dhe marrë për bazë vetëm atë që thonë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj duhet ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për BINDJEN DEMOKRATIKE. Gjithmonë, në rast se do ta ketë këtë mundësi”, shton Patozi.

POSTIMI I PLOTË

KONSIDERATAT NEGATIVE TË PRESIDENTIT NA SHTOJNË VOTAT

Meqë Presidenti i Republikës i paska lejuar vetes që të harrojë se përfaqëson unitetin e popullit dhe ka shprehur konsiderata negative në adresën tonë, na e ka bërë të detyrueshëm reagimin.

I kujtojmë atij se e ka detyrim që të dëgjojë dhe marrë për bazë vetëm atë që thonë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj duhet ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për BINDJEN DEMOKRATIKE. Gjithmonë, në rast se do ta ketë këtë mundësi.

Por edhe në këtë kontekst, është më mirë që të pranojë heshtjen, me të cilën e ka përcjellë krijimin e BINDJES DEMOKRATIKE, partia që ia la trashëgim bashkëshortes së vet, se sa të marrë si aksioma thashethemet që dëgjon nga një forcë tjetër politike, e cila nuk e ka fshehur mërzinë dhe shqetësimin për futjen tonë në garën e 30 qershorit.

Kur themi se duhet të dëgjojë institucionet, i kujtojmë Presidentit se kemi përmbushur çdo detyrim ligjor të Republikës së Shqipërisë, që ka të bëjë me krijimin e partive politike dhe me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Dhe kjo është e çertifikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Ndërsa për konsideratat e tij politike dhe jo institucionale nuk shqetësohemi fare, madje i vlerësojmë ato si një kontribut pozitiv për fushatën e BINDJES DEMOKRATIKE në këto zgjedhje.

Sepse është fare e qartë për këdo se ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për krizën politike, ku është zhytur Shqipëria për shkak të partive të vjetra, ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës, si funksion dhe si personazh politik, është produkti më sinjifkativ i pazareve të pista midis tyre.

BINDJA DEMOKRATIKE

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit astrit patozi bindja demokratike ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale anulimi i 30 qershorit astrit patozi bindja demokratike ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll