Politike

Meta në konferencë urgjente, Rama i përgjigjet me Skënderbeun: Ata që më shajnë i kam me merak (VIDEO)

10 Qershor 2019, 07:19 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti sot një konferencë të jashtëzakonshme ku shpjegoi arsyet që e çuan të anulonte zgjedhjet e 30-qershorit.

Ai u shpreh se zgjedhjet pa opozitën do të ishin një farsë dhe se maxhoranca nuk ka krijuar hapësirë për diaog dhe për zgjidhjen e krizës.

Por nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka uruar ‘Mirmëngjes’ të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale me dy postime.

Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, me pamjet nga veriu i Shqipërisë, ku reklamon një hotel që ka ngritur një djalë mes maleve të Dibrës.

Teksa bisedon me të zotin e hotelit Rama thotë: U njohëm në Facebook, u njohëm se më shave. Se ata që më shajnë i kam me merak unë, ata që s’më shajnë, nuk u kthej përgjigje. Unë pashë profiling tënd dhe pashë çfarë kishe bërë dhe thashë ‘uau ky ja vleka me të sha’.

Gjithashtu në Instagram, Rama ka kujtuar edhe 140-vjetorin e lidhjes së Prizrenit.

10 qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Në këtë datë 300 delegatë patriotë nga të gjitha trevat shqipfolëse u mblodhën në Prizren për të kërkuar njëzëri lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Nën shembullin e Skëndërbeut, ata u angazhuan në përparimin e çështjes kombëtare duke vulosur Lidhjen e Prizrenit sin jë faqe të ndritur në historinë e kombit,”– shkruhet në foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll