Politike

Anuloi zgjedhjet, Rama para Kryesisë: Meta do shkarkohet, jemi Republikë Parlamentare…jo presidenciale

10 Qershor 2019, 08:20 Nga DOSJA
Anuloi zgjedhjet, Rama para Kryesisë: Meta do shkarkohet, jemi

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste. Pak orë pas fjalës së presidentit Ilir Meta, i cili shpjegoi motivet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri mësohet se iu ka thënë socialistëve se ky vendim ishte i pritshëm, por ka theksuar se vëmendja e PS është tek zgjedhjet.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama është shprehur:

Vendimi i presidentit i pritshëm. Ne jemi Republikë Parlamentare, jo presidenciale. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Metës. Të shpalosim gjithë argumentat kundër vendimit të presidentit. Duhet të fokusohemi në 30 qershor, jemi në mes të lojës. Asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Fokusi ynë 30 qershori.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend.

Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll