Politike

PS nis procedurat për shkarkimin e Metës, Rama “ankohet” tek ambasadorët

10 Qershor 2019, 08:10 Nga DOSJA
PS nis procedurat për shkarkimin e Metës, Rama “ankohet”

TIRANË- Sapo Presidenti i Republikës, Ilir Meta përfundoi leximin e arsyeve të tij për anulimin e datës 30 qershor, socialsitët kanë mbledhur Kryesinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Burime nga mbledhja e PS bëjnë me dije se anulimi i 30 qershorit nuk do të pranohet nga maxhoranca e cila është e vendosur për të vijuar garën.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Elisa Spiropali ishte e radhës që sulmoi Presidentin Ilir Meta. Spiropali tha se Meta ka bërë një akt brutal nga kushtetutës, duke shpikur një mekanizëm që nuk ekziston, zhdekretimin.

Ajo tha se PS të enjten në Kuvend  do të hapet një dabet për të shtjelluar të gjitha detajet e këtij vendimi të Metës, që e kanë cilësuar si jo të mbeshtetur në ligj dhe kushtetutë. Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se Rama do të zhvillojë një takim me ambasaodrët e akredituar në Shqipëri.

Kujtojmë se sot Ilir Meta në nje deklaratë të gjatë dhe me tone të forta ka bërë me dije se 30 qershori nuk ekziston më. Ai tha se pa firmën e tij nuk mund të ketë zgjedhje, por nuk ka treguar datën e re kur shqiptarët mund të shkojnë në votime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike ps shkarkon metën rama me ambasadoret edi rama ilir meta kriza politike ps shkarkon metën rama me ambasadoret

Sondazh

Poll