Politike

“Precedenti”, Meta tregon ku u mbështet për shtyrjen e zgjedhjeve

10 Qershor 2019, 06:33 Nga DOSJA
“Precedenti”, Meta tregon ku u mbështet për shtyrjen e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar se ku u mbështet për anulimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve. Ai ka risjellë në vëmendje zgjedhjet për kreun e bashkisë Kavajë, të cilat u shtynë në vitin 2017.

Risjell në vëmendje zgjedhjet e bashkisë së Kavajës sollën shtyrjen e afatit ligjor pas mos-futjes në zgjedhje të opozitës dhe u zhvilluan në të njëjtën ditë me datën e zgjedhjeve”, shprehet ai.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike.  Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

(J.V/A.B/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i zgjedhjeve ilir meta ilir meta s'jep datë për zgjedhjet shtyrja e zgjedhjeve anulimi i zgjedhjeve ilir meta ilir meta s'jep datë për zgjedhjet shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll