Politike

“Shkarko Like floririn”, komentuesit ‘marrin zjarr’ pas anulimit të zgjedhjeve: Rama, cila është lëvizja e radhës?

10 Qershor 2019, 08:31 Nga DOSJA
“Shkarko Like floririn”, komentuesit ‘marrin zjarr’ pas

TIRANË– Dita e sotme ka nisur me zhvillime të mëdha politike, teksa Presidenti Ilir Meta anuloi zyrtarisht zgjedhjet e 30-qershorit.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste ku është vendosur se do të nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Por këto ngjarje janë zhvendosur edhe në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë kanë mundë interaktiviteti dhe shprehin mënyrën se si i gjykojnë vendimet e marra.

Në një postim ku kryeministri Edi Rama ka pasqyruar vizitën e tij në malet e Dibrës, shumë qytetarë kanë ‘marrë zjarr’, ndërkohë që paralelisht Meta po mbante konferencën e jashtëzakonshme.

Të shumtë ishin ata që kërkuan shkarkimin e Presidentit, duke e quajtur këtë të fundit edhe si ‘like floriri’ dhe vijimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor.

Të tjerë duan të dinë se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndërmarrë kryeministri Edi Rama, duke dashur të dinë se çfarë do të ndodhë tashmë me politikën shqiptare.

Mirmëngjes, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor, shkarko Like floririn,“- shkruan një prej tyre.

Mirmëngjesi kryeministër, mos iu shtroni Presidentit. Zgjehdjet do të mbahen më 30 qershor,”- shkruan dikush tjetër.

Shkarko Like floririn,”– thotë një tjetër.

Rama, cili është hapi i radhës,“- shkruan një tjetër ndjekës.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulohen zgjedhjet edi rama ilir meta ps shkarkon metën anulohen zgjedhjet edi rama ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll