Politike

Pse anuloi 30 qershorin? Meta: Rrezikohej stabiliteti i Shqipërisë

10 Qershor 2019, 06:34 Nga DOSJA
Pse anuloi 30 qershorin? Meta: Rrezikohej stabiliteti i Shqipërisë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme teksa theksoi rsyet që e bënë të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit. Në fjalën e tij Meta u shpreh se Shqipëria rrezikonte të kthehej në një vend të dëestabilizuar.

Presidenti theksoi se maxhoranca vendosi të shkojë e vetme në zgjedhje duke mos dialoguar pavarësisht thirrjeve të tij.

Presidenti i Republikës ka bërë thirrje të vazhdueshme për dialog por asnjë nga palët politike nuk është përgjigjur. Mazhoranca ka theksuar se do të shkojë e vetme në zgjedhje pa ezauruar asnjë mundësi për të zgjidhur krizën politike. Nga ana tjetër Opozita nuk është regjistruar duke bërë që shqiptarët të mos kenë lirinë e zgjedhjes. Si president i Republikës theksoj se Shqipëria rrezikonte realisht të shkonte drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social. Kjo gjë mund të silte pasoja të paimagjinueshme. Rerezikohej stabiliteti, qetësia dhe paqja në shtetin tonë,”- tha Meta ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike.  Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit ilir meta konferenca e jashtezakonshme e presidentit kriza politike meta shtyn zgjehdjet anulimi i 30 qershorit ilir meta konferenca e jashtezakonshme e presidentit kriza politike meta shtyn zgjehdjet

Sondazh

Poll