Politike

Meta si Basha, bën shqiponjën dhe sfidon PS, dekretin e shpalos para kamerave

10 Qershor 2019, 06:49 Nga DOSJA
Meta si Basha, bën shqiponjën dhe sfidon PS, dekretin e shpalos para

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka firmosur zyrtarisht anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30-qershorit. Pasi argumentoi arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi, Presidenti firmosi dekretin përpara të gjithëve dhe bëri shqiponjën me duar.

Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjëshëm vendas  dhe ndërkombëtarë që të kontribuojnë në dialog për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit. Ndaj unë tani para jush po nënshkruaj këtë dekret për anulimin e zgjedhjeve”– tha Meta para se të hidhte firmën përpara mediave.

Më pas ai u ngrit dhe bëri shqiponjën, simbolin tonë kombëtar me duar, njësoj si kreu i opozitës Lulzim Basha, duke sfiduar edhe PS-në. Basha e ka bërë gjithmonë simbolin e shqiponjës me duar pasi përfundon protestën .

Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike.  Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit ilir meta kriza politike meta anulon zgjehdjet shtyhen zgjehdjet anulimi i 30 qershorit ilir meta kriza politike meta anulon zgjehdjet shtyhen zgjehdjet

Sondazh

Poll