Politike

PS kërkon shkarkimin e Metës, Spiropali: Ç’dekretimi akt brutal, të enjte nisim procedurat

10 Qershor 2019, 07:48 Nga DOSJA
PS kërkon shkarkimin e Metës, Spiropali: Ç’dekretimi akt

Tiranë- Elisa Spiropali në emër të PS-së ka kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit dha argumentet pse anuloi zgjedhjet e 30-qershorit. Spiropali theksoi se presidenti Ilir Meta ka humbur të gjithë të drejtën për të qenë të atë funksion. Ajo theksoi se të enjten në Kuvend, mazhoranca do të nisë procedurën e shkarkimit të presidentit Meta.

“Ç’dekretimi është një kat brutal. Meta ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës dhe asnjë kushtetutë te botës. Ky debat do t’i përmbledhë të gjitha argumentet tona, do ta shqyrtojmë të gjitha. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë funksionin. Do të nisim procedurën për shkarkimin e Metës. Të enjten në seancë do të ketë debat për shkarkimin e Metës pasi ka sulmuar Kushtetutën. Më pas vendimi do të shkojë në KQZ. Në fund do i takojë kolegjit zgjedhor ta shqyrtojë por ne si PS mendojmë se ai e ka humbë të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Këto procedura do t’i nisim të enjte.  ”, u shpreh Spiropali.

Nga ana tjetër pritet që Rama të zhvillojë një mbledhje me ambasadorët në vendin tonë në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve të 30-qershorit. (lexo këtu)

Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike. Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve edi rama elisa spiropali ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll