Politike

Presidenti Meta: Zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive

10 Qershor 2019, 06:22 Nga DOSJA
Presidenti Meta: Zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive nëse do të zhvilloheshin.

Që do të thotë se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin farsë dhe fiktive dhe do të kishin vetëm votime.  Pjesëmarrja në zgjedhje e mazhorancës dhe vetëm me një kandidat cënon pluralizimin politik, kjo nënë kupton jo vetëm ekzistencë ne partive politikë në garë por dhe kushte të barabarta në garë që qytetarët shqiptarë të zgjedhin. Është akt publik se partitë politikë nuk kanë shprehur mosdashjen e tyre që të marrin pjesë në zgjedhje, por pamundësinë që ato të ishin të lira dhe të ndershme. Opozita nuk më ka kërkuar të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.

Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike.  Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë  vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.

(J.V/A.B/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit ilir meta kriza politike meta s'jep datë për zgjedhjet shtyrja e zgjedhjeve anulimi i 30 qershorit ilir meta kriza politike meta s'jep datë për zgjedhjet shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll