LIVE UPDATES
Bota

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kuf

30 Shtator 2021, 05:54 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e

BRUKSEL– Pas dy ditësh bisedime në Bruksel arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka dhënë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili në një status në Tëitter ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

‘Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve.‘- shkori Lajçak.

Në dokumentin e publikuar nga Lajçak shihet se 3 janë pikat kryesore:

1- Forcat Speciale të policisë së Kosovës do të tërhiqen nga pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut më 2 Tetor dhe do të zëvendësohen nga forcat e KFOR-it, të cilat do të qëndrojnë në zonë për rreth dy javë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes midis dy palëve.

2- Duke filluar nga 4 Tetori do të vendosen tabela si një masë e përkohshme duke mos hequr kështu targat aktuale.

3- Një grup pune i përbërë nga përfqësues të BE-së, Kosovës dhe Serbisë do të vijojë punën për të gjetur një zgjedhje të përhershme për recipr9ocitetin e targave. Takimi i parë do të mbahet më 21 tetor dhe pas 6 muajsh do të prezantohet zgjidhja përfundimtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin, duke theksuar se me marrëveshjen e sotme forcat e Kosovës dhe Serbisë duhet të largohen për ti lënë vend KFOR-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel në lidhje me reciprocitetin e targave dhe situatës në Jarinjë dhe Bërnjak.Ai konfirmoi se pala serbe në Bruksel pranoi draftin e propozuar për kompromis për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Në një status në Tëitter ai ka ripublikuar lajmin e shpërndarë nga Lajçak, Giacobbe ka shkruar se marrëveshja sjell përfitime për kosovarët dhe serbët.

Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe nisjes së punës për një zgjidhje të përhershme midis dy palëve.Në një status në Tëitter ajo u shpreh se kjo marrëveshje është një zhvillim pozitiv pas takimeve të saj me Kurtin dhe Vuçiçin.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj doli kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij, ajo ndante veriun e Kosovës nga pjesa tjetër e saj. Ai gjithashtu bëri thirrje që qeveria duhet të jetë transparente me marrëveshjen e sotme

Kjo është një marrëveshje e përkohshme, dhe do të shpërbejë vetëm për shtensionimin e situatës mes dy vendeve. Në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin duke u shprehur se dhe Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës. Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë për të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Kjo gjë solli reagime nga pala serbe jku qindra qytetarë bllokuan du pikat doganore në kundërshtim të këtij vendimi.

(a.b/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Diaspora Diaspora arrihet marreveshja per targat Kosova vendos reciprocitetin me Serbine arrihet marreveshja per targat Kosova vendos reciprocitetin me Serbine

Sondazh

Poll

TEST 31

TEST 31

'Je shumë trendy'/ Mziu-Balluku: Parashikoheshe si pasardhëse e Ramës, mos të kishte ardhur në Dibër

Balluku:Po bëjmë realitet ëndrrat tuaja,keni konflikt interesi me Gjoka Construction ju ka paditur

Rruga e Arbrit/ Mziu: Rama bëri dhe shpikje me PPP-të korruptive, nuk ka përfunduar as gjysma

Mandati i Xhaçkës/ Shehaj: Kur do thërritet mbledhja? Nikolla: Nesër, është e ftuar ministrja

Rezoluta për Srebenicën, Balla-Shehut: Turp të kesh, gënjeshtar

Shehu: Vuçiç të kërkojë falje ne emër të qeverisë! Kemi humbur rolin e liderit në rajon

Rezoluta për Srebenicën, Shehu: Nuk e dënon politikisht gjenocidin

Protesta/ Spiropali-Berishës: Pi ujë Sali se të pret një ditë e lodhshme, ty dhe flamujt e lodhur

Spiropali: Keni përmendur shishet e shampanjës, Vetoja bullgare na pengoni integrimin

'Ulu drejtori i Shqiponjës' Boçi kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi

Berisha: Ju pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, i kanë duart me gjakun e fëmijëve të vrarë

'Pse tregoheni struca?'/ Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Ju nuk guxoni ta dërgoni Vuçiç në Hagë

Akuzat e Shehut, Balla: Gënjeve, rezoluta e PD ka të njëjtin titull

Rezoluta për genocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Mohoni realitetin, jeni 5 hapa pas rezolutës së PE

Rezoluta për Srebenicën, Shehi: Duhet ta votojmë të gjithë, Shqipëria të ndjekë proçesin e Berlinit

Gjenocidi në Srebrenicë, Boçi: Në rezolutë titulli është gabim, kamufloheni dhe fshihni të vërtetën

Çollaku: Rezoluta është hartuar për të mos mërzitur Vuçiç

Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,Basha:Akti i sotëm është i vonuar,duhet të jemi zëri i Kosovës

Pr.rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë, Xhaçka: Meriton respektim më të plotë e jo abuzim

Rezoluta për Srebenicën, Tabaku: Duhet të ishte miratuar kohë më parë

Rezoluta e Srebrenicës në Kuvend, deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në nder të viktimave

Kuvendi rezolutë për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Duhet të shërbejë si këmbanë alarmi

Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Shehu:Ka javë që po zvarritet, po shkelni rregulloren

Protesta zhvendoset te Kuvendi? Berisha: Ka skenarin e vet, ne do japim mesazhin tonë

Protesta e opozitës, Rama ‘siguron’ Kryeministrinë, qytetari: Ku kanë dalë fondet për blindimin

Ratifikimi i protokolleve për anëtarësimin e 2 vendeve në NATO, Alibeaj: Ne jemi pro (ANKESA)

Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë patur debate, s'e di ç'ka ndodhur

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte dënuar me 13 vite burg

Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj

Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet ligjzbatuese për kompanitë në fjalë

Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Asgjë nuk është e re, zhurmë në vigjilje të protestës

Thirrja e Komitetit,Rakacolli:Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit,mbani maskat në vendet e mbyllura

Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë përqindja e vaksinimeve në Shqipëri

Brenda dhomës që u përfshi nga flakët në Spitalin e Fierit, dëme të shumta materiale

Vendimi i Qeverisë: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar

Berisha thirrje policëve: Çdo presion ndaj qytetarëve do marrë ndëshkim personal dhe ligjor

Rritet pagat e personelit shëndetësor, Manastirliu: Shpërblim për mjekët që punojnë larg banesave

Do futen protestuesit në kryeministri? Berisha: Çdo opsion është i mundshëm

Sali Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur. Përgjigjen e merr nesër

7 korriku/ Berisha: Nesër bashkë me temperaturat rritet urrejtja popullore

Urdhëri krijon debat në komision, inxhinieria: Nuk na duhet, Balluku s'na hap derën

Zjarri në spitalin e Fierit, mjeku: Është djegur lavatriçja e larjes së filmave

Tym dhe flakë/ Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, evakuuohen pacientët

Kapet shtëpi bari në Fier, heroinë, kanabis në proces tharjeje e armë zjarri

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

Kryemadhi paralajmëron: SPAK ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda Edi Ramën

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e pensionistit 30 mln USD pasuri: Kontrata s'ka firmën e tij