Bota

Borrell mirëpret marrëveshjen e reciprocitetit të targave: Është koha që palët të angazhohen në vijimin e dialogut

30 Shtator 2021, 12:49 Nga DOSJA
Borrell mirëpret marrëveshjen e reciprocitetit të targave:

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin për targa.

Në një status në Twitter, Borrell ka thënë se të dyja vendet duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë përparim të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve.

Mirëpres marrëveshjen e arritur në mes të kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak, për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia, tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog që të bëjnë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja per targat josep borrel arrihet marreveshja per targat josep borrel

Sondazh

Poll