Bota

Qeveria thotë se kriza është nën kontroll, disa karburante në Britani ende bosh

30 Shtator 2021, 11:50 Nga DOSJA
Qeveria thotë se kriza është nën kontroll, disa karburante

LONDËR – Britania e Madhe tha të enjten se kriza e karburanteve, e shkaktuar nga një mungesë akute e shoferëve të kamionëve ishte përsëri nën kontroll, por shumë karburante mbetën të mbyllur në Londër duke i lënë shoferët të rrinë në radhë për orë të tëra për të mbushur serbatorët makinave.

“Kjo krizë tani është absolutisht diçka që e kemi nën kontroll,” tha Shefi i Sekretarit të Thesarit Simon Clarke.

Gazetarët e Reuters vizituan të enjten shtatë pika karburanti në Londër dhe zonat përreth. Dy ishin hapur. Një radhë me dhjetëra shoferë u tërhoqën dhe  kthyen mbrapsht në një nga stacionet e hapura teksa stafi përpiqej të mbante nën kontroll fluksin. Shoqata e Shitësve me Pakicë të Petrolit (PRA), e cila përfaqëson shitës me pakicë të pavarur që përbëjnë rreth dy të tretat e të gjitha 8,380 stacioneve të mbushjes në Mbretërinë e Bashkuar, tha të Mërkurën se 27% e anëtarëve raportuan se ishin pa karburant dhe se priste që situata të përmirësohej më tej në 24 orët e ardhshme.

Kriza e karburantit ka provokuar përbuzje në disa kryeqytete të tjera evropiane ku politkanët shprehen se mungesa e kamionëve ishte një pasojë e qartë e vendimit të referendumit të vitit 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Ministrat britanikë kanë mohuar vazhdimisht se Brexit ka luajtur një rol, megjithëse dhjetëra mijëra kamionistë të BE -së u larguan gjatë  Brexit, dhe kanë thënë se bllokimet e COVID  parandaluan dhjetëra mijëra teste kamionësh.

I pyetur nëse Britania do të ishte në një pozitë më të mirë nëse nuk do të linte BE, Clarke mohoi.

“Unë nuk e pranoj këtë deklaratë. Ideja se kjo ka të bëjë me Brexit është një përpjekje e tyre për të na kthyer në një bisedë mjaft negative rreth mundësive të humbura. Nëse shikoni situatën në Gjermani, nëse shikoni situatën në Poloni, nëse shikoni situatën në Francë, ata gjithashtu ndajnë këto probleme,” tha ai.

Në një javë kaotike ku shpërthyen përleshjet në pikat e karburantit dhe njerëzit mbushën shishet e vjetra të ujit me benzinë, ministrat britanikë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se kriza po lehtësohet edhe pse ata urdhëruan ushtarët të mërkurën të fillojnë të ngasin cisternat e karburantit.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kriza e karburantit ne londer mbretëri e bashkuar shefi i sekretarit të thesarit simon clarke kriza e karburantit ne londer mbretëri e bashkuar shefi i sekretarit të thesarit simon clarke

Sondazh

Poll