Bota

Arritja e marrëveshjes dypalëshe, Vuçiç shprehet i kënaqur: Sukses i madh dhe i rëndësishëm për Serbinë

30 Shtator 2021, 11:41 Nga DOSJA
Arritja e marrëveshjes dypalëshe, Vuçiç shprehet i

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel në lidhje me reciprocitetin e targave dhe situatës në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ai konfirmoi se pala serbe në Bruksel pranoi draftin e propozuar për kompromis për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, u shpreh Vuçiç.

Duke theksuar heqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, Vuçiç tha se e cilëson sukses të madh marrëveshjen e arritur sot.

Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, pika për vendosjen e tabelave në targat e veturave të njëra-tjetrës ishte propozim i Serbisë, ndërsa tha se qytetarët e të dy anëve nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Ne jemi ata që e propozuam vendosjen e afisheve për ta, ata nuk mund të vendosin targa të përkohshme, por do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe kjo nuk ka kosto”, tha ai.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic arrihet marreveshja per targat aleksander vucic arrihet marreveshja per targat

Sondazh

Poll